- Location
- Pristina
- Type
- Full-time
- Closing date
- Today
- Source
- CareersPage
Description
Good Job! Good Life!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Bulgaria, Serbia, Cyprus, Greece. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
Klienti ynë, një kompani e njohur që operon me sukses në tregun e Kosovës, me mbi 17 vite përvojë në sektorin e shitjes me pakicë, është në kërkim të një Analisti të Blerjes për t'iu bashkuar ekipit.
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Përgjegjësitë
- Përpilon planin vjetor të furnizimit në aspektin kohor dhe financiar, duke e rishikuar atë në baza periodike.
- Kryen hulumtim të vazhdueshëm të tregut, analizon çmimet, trendet e reja dhe kostot përcjellëse, përfshirë transportin, taksat doganore, sigurimin dhe shpenzime të tjera.
- Menaxhon logjistikën e importeve, duke mbikëqyrur dhe optimizuar transportin nga vendi i origjinës deri në magazinat e kompanisë.
- Menaxhon marrëdhëniet me agjentët ndërmjetësues në vendet e prodhimit dhe negocion tarifa sa më të favorshme.
- Identifikon, vlerëson dhe përzgjedh furnitorë potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë.
- Negocion çmimet e blerjes, afatet e pagesës, rabatet dhe kushtet e tjera komerciale në përputhje me politikat e kompanisë.
- Ndërton, mirëmban dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me furnitorët strategjikë.
- Monitoron dhe siguron respektimin e plotë të kushteve kontraktuale nga të dyja palët, duke përfshirë afatet e pagesave.
- Harton plane strategjike për secilën kategori produktesh me qëllim arritjen e objektivave të shitjeve dhe marzhit të fitimit.
- Merr pjesë në përcaktimin e strukturës së produkteve, strategjisë së çmimeve dhe pozicionimit të tyre në raft.
- Planifikon, implementon dhe mbikëqyr fushatat promocionale dhe aksionet për kategoritë përkatëse.
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentet e Shitjes, Stokut dhe Blerjes për të siguruar që përzgjedhja e produkteve të jetë në përputhje me nevojat e tregut dhe standardet e cilësisë.
- Monitoron në baza ditore nivelin e stokut, duke optimizuar ciklin e porosive dhe rotacionin e produkteve për të shmangur mbistokimin ose mungesat.
- Analizon performancën e kategorive (shitjet, marzhi dhe pjesëmarrja në treg) dhe propozon masa për eliminimin e stoqeve pasive.
- Siguron saktësinë e të dhënave duke regjistruar dhe përditësuar specifikat teknike, përshkrimet dhe barkodet e produkteve në sistemin KUBIT.
- Ofron rekomandime profesionale për dizajnin e materialeve promovuese dhe organizimin e produkteve në pikat e shitjes.
- Përgatit dhe prezanton raporte periodike (ditore, javore dhe mujore) mbi performancën e kategorive dhe aktivitetet e blerjes.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fushë tjetër të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në një pozitë të ngjashme në fushën e blerjes, furnizimit ose analizës komerciale.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Aftësi të forta analitike, negociuese dhe organizative, me aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Klienti ynë ofron mundësi të barabarta punësimi. Asnjë kandidat nuk do të diskriminohet në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, kombësisë, përkatësisë etnike, racës, ngjyrës së lëkurës, fesë ose bindjeve, pikëpamjeve politike, prejardhjes sociale apo statusit martesor.