- Location
- Prizren
- Type
- Full-time
- Closing date
- Today
- Source
- CareersPage
Description
Good Job! Good Life!
The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Bulgaria, Serbia, Cyprus, Greece. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business are Candidates and Clients.
Klienti ynë, një kompani e njohur që operon me sukses në tregun e Kosovës, me mbi 17 vite përvojë në sektorin e shitjes me pakicë, është në kërkim të një Menaxher të Pikës së Shitjes në Prizren për t'iu bashkuar ekipit.
Lokacioni: Prizren
Përgjegjësitë:
- Udhëheq, organizon, motivon dhe zhvillon ekipin e punës për arritjen e objektivave dhe targeteve të shitjes.
- Planifikon, monitoron dhe analizon performancën ditore, javore dhe mujore të pikës së shitjes, duke ndërmarrë masa për përmirësimin e rezultateve.
- Siguron funksionimin efikas të njësisë dhe zbatimin e standardeve operative, procedurave dhe politikave të kompanisë.
- Organizon ndarjen e detyrave, mbikëqyr punën e stafit dhe siguron zbatimin korrekt të përgjegjësive për secilën pozitë.
- Monitoron respektimin e orarit të punës, disiplinës dhe standardeve profesionale të punonjësve.
- Mbikëqyr renditjen e produkteve, pastërtinë, mbushjen e rafteve, barkodimin, korrektësinë e çmimeve, nivelizimin dhe prezantimin vizual të mallrave.
- Kontrollon vazhdimisht shitjet, identifikon produktet bazike, sezonale, plotësuese dhe produktet me qarkullim të ulët, duke propozuar masa për rritjen e shitjes.
- Menaxhon stokun, monitoron lëvizjet e tij, analizon mospërputhjet dhe ndërmerr masa për eliminimin e gabimeve dhe humbjeve.
- Siguron që të gjitha mallrat të regjistrohen dhe kalkulohen në mënyrë korrekte në sistem.
- Mbikëqyr funksionimin korrekt të arkave, sistemit POS dhe proceseve të shitjes, duke garantuar saktësinë e transaksioneve.
- Menaxhon dhe koordinon shitjet me vlerë të lartë në bashkëpunim me menaxhmentin, negocion me klientët dhe përgatit oferta komerciale.
- Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie profesionale me partnerët afaristë, furnitorët dhe klientët strategjikë.
- Planifikon, monitoron dhe analizon aktivitetet promocionale, duke vlerësuar ndikimin e tyre në rezultatet e shitjes.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi performancën e shitjes, stokun, operacionet dhe performancën e stafit për menaxhmentin.
- Vlerëson performancën e punonjësve, propozon masa motivuese dhe identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Siguron koordinimin efektiv ndërmjet sektorëve të pikës së shitjes dhe bashkëpunon me njësitë e tjera të kompanisë për optimizimin e operacioneve.
- Menaxhon kostot operative të njësisë dhe kontribuon në reduktimin e shpenzimeve pa cenuar cilësinë e shërbimit.
- Zbaton vendimet e menaxhmentit dhe kontribuon në implementimin e strategjive të kompanisë.
- Identifikon problemet operative dhe propozon zgjidhje të shpejta dhe efektive për eliminimin e tyre.
- Siguron respektimin e etikës profesionale, Kodit të Mirësjelljes, rregulloreve të brendshme dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit.
- Kujdeset për sigurinë në vendin e punës dhe për zbatimin e procedurave të kompanisë në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë.
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e pozitës, sipas nevojave të kompanisë dhe udhëzimeve të menaxhmentit.
Kualifikimet:
- Së paku 3 vite përvojë në menaxhimin e një pike të shitjes, preferohet në sektorin retail, DIY, materialeve ndërtimore ose industrive të ngjashme.
- Përvojë në udhëheqjen, motivimin dhe zhvillimin e ekipeve, me aftësi të dëshmuara për arritjen e objektivave të shitjes.
- Njohuri të mira në menaxhimin e stokut, proceseve operative, analizimin e performancës së shitjeve dhe përdorimin e sistemeve POS/ERP.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe komunikuese, me orientim të lartë ndaj klientit dhe zgjidhjes së problemeve.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Biznes ose fushë të ngjashme konsiderohet përparësi.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Klienti ynë ofron mundësi të barabarta punësimi. Asnjë kandidat nuk do të diskriminohet në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, kombësisë, përkatësisë etnike, racës, ngjyrës së lëkurës, fesë ose bindjeve, pikëpamjeve politike, prejardhjes sociale apo statusit martesor.