Store Manager - Pinko
The Headhunter
·Today
- Location
- Pristina, Kosovo
- Type
- Full-time
- Department
- Retail
- Seniority
- Manager
- Closing date
- Today
- Source
- CareersPage
Description
The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e punësimit dhe rekrutimit, me seli qendrore në SHBA, Dover, Delaware, që operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Qipro, Greqi dhe Bullgari. Ne ofrojmë një qasje të re në industrinë e rekrutimit, ku fokusi jonë kryesorë janë Kandidatët dhe Klientët.
Për klientin tonë, Pinko, jemi duke kërkuar Menaxher/e të Dyqanit për pikën e tyre të re në Prishtina Mall. Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm dhe funksionimin efikas të dyqanit, realizimin e objektivave të shitjes, udhëheqjen e stafit dhe sigurimin e një eksperience ekskluzive për klientët, në përputhje me standardet e brendit Premium Fashion.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
1. Menaxhimi i shitjeve dhe performancës
- Planifikimi, realizimi dhe monitorimi i objektivave të shitjes dhe KPI-ve.
- Analizimi i rezultateve dhe raportimi te menaxhmenti.
2. Menaxhimi i stafit
- Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e ekipit.
- Planifikimi i orareve, motivimi dhe vlerësimi i performancës së stafit.
3. Shërbimi ndaj klientëve
- Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit dhe eksperiencës së klientëve.
- Menaxhimi i klientëve VIP dhe trajtimi i ankesave.
4. Menaxhimi i dyqanit, stokut dhe inventarit
- Mbikëqyrja e Visual Merchandising, ekspozimit dhe standardeve të dyqanit.
- Kontrolli i pranimit dhe evidentimit të mallrave, monitorimi i stokut dhe inventarit.
5. Menaxhimi administrativ dhe financiar
- Kontrolli i procedurave të arkës, monitorimi i shitjeve dhe shpenzimeve operative.
- Respektimi i procedurave të kompanisë dhe raportimi te menaxhmenti.
KRITERET DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA
Arsimi dhe përvoja
- Arsim i mesëm ose universitar.
- Minimum 3 vite përvojë në Retail, preferohet në Premium Fashion ose Luxury Retail.
Aftësitë profesionale dhe menaxheriale
- Njohuri në menaxhimin e shitjeve, KPI-ve, stokut dhe Visual Merchandising.
- Aftësi udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt rezultateve.
Aftësitë personale
- Etikë dhe paraqitje profesionale.
- Qasje elegante dhe diskrete ndaj klientëve.
- Njohuri të gjuhës angleze.
Shënim: Ju lutemi të keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Klienti ynë ofron mundësi të barabarta për të gjithë dhe nuk toleron asnjë formë diskriminimi në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, shtetësisë, prejardhjes etnike, racës, ngjyrës së lëkurës, fesë apo bindjeve ideologjike, bindjeve politike, prejardhjes shoqërore apo statusit martesor.